Mali i Zi del me paralajmërim: Kujdes qytetarë, na presin erëra deri në 100km/h NULL NULL 11.01.2025 17:41 11.01.2025 17:41 Podgorica e mbuluar në borë, 2019. Foto ilustruese / RTCG Ministria e Punëve të Brendshme e Malit të Zi ka paralajmëruar se sonte priten të fryjnë erëra me shpejtësi deri në 100 kilometra në orë. Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim të Ministrisë së Punëve të Brendshme e këtij vendi ka dërguar një paralajmërim për të gjithë pjesëmarrësit në sistemin e mbrojtjes dhe shpëtimit dhe ka theksuar nevojën për ngritjen e gatishmërisë operacionale. Paralajmërimi erdhi bazuar në të dhënat e Institutit për Hidrometeorologji dhe Sizmologji të Malit të Zi, njoftoi radio “Antena M” me qendër në Podgoricë. Sipas parashikimit, sonte dhe në dy deri në tre ditët e ardhshme, në Mal të Zi priten erëra të forta veriore dhe verilindore me shpejtësi deri në 100 kilometra në orë. Priten reshje kryesisht të dobëta deri në mesatare, me borë në shumicën e rajoneve kontinentale të Malit të Zi, dhe shi në bregdet. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Limaj: S’do t’më shihni duke votuar zgjatjen e këtij mentaliteti qeverisës (VIDEO) 1 minutë më parë
Lajme Rama takohet me Zelenskyn, nënshkruajnë marrëveshje të rëndësishme për sigurinë 1 minutë më parë