Malevski: Përgjegjësia duhet të jetë vendore - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Malevski: Përgjegjësia duhet të jetë vendore

NULL NULL
24/05/2015

 

“Për fat të keq nuk ka vullnet politik. Nuk ka vullnet as te aktorët kryesorë në pushtet. Edhe dorëheqjet e fundit nuk ishin të sinqerta sepse personat e njëjtë jo vetëm që ishin në rradhët e para të mitingut por të njejtit aq më tepër dërgohen nga Gruevski si anëtar të grupit për bisedime në Strasburg” – tha ish diplomati, Denko Malevski.

Ideja e dërgimit të mekanizmit lehtësues nga Bashkimi Evropian për tejkalimin e krizës, e cila doli pas bisedimeve në Strazburg do të ishte e mirëseardhur, por nuk është faktor i shtimit të vullnetit të brendshëm politik.

Kjo krizë tani është shumë specifike në kuptim se duhet të funksionojë sistemi demokratik që ti zbardh incizimet që i nxjerri opozita dhe ti zgjidh problemet e brendshem aktuale. Dikush duhet ti merr në përgjegjësi së pari këto problem serioze, thekson ish diplomati, Denko Malevski.

Krizën politike në Maqedoni mund të tejkalohet vetëm përmes vullnetit politk, përndryshe mund të vijmë deri te përkeqësimi i situatës, thotë Malevski.