Malazezi që u arrestua në Gazimestan do ekstradohet, i ndalohet hyrja në Kosovë për pesë vjet

Malazezi që u arrestua në Gazimestan do ekstradohet, i ndalohet hyrja në Kosovë për pesë vjet

NULL NULL
1 week më parë

Gjykata Themelore e Prishtinës, ka dhënë sot vendimin për shtetasin malazez Risto Jovanoviq i cili ishte arrestuar në ditën e Vidovdanit në Gazimestan, sipas prokurorisë për veprën penale, nxitje e urrejtjes.

Gjykatësja Vlora Pacolli, e dënoi Risto Jovanoviqin me gjashtë muaj burgim por që ai u pajtua që për këtë gjashtë muajsh dënim, të paguajë 6700 euro, për ta shmangur burgimin, njofton Klan Kosova.

Kurse tutje është marrë vendim që i njëjti të ekstradohet nga Kosova në Mal të Zi dhe i është ndaluar hyrja në Kosovë për pesë vjet.

Risto Jovanoviq ishte arrestuar në Kosovë më 28 qershor të këtij viti.