Malazezët do t’i padisin organizatorët e tubimit në Cem – u përdor vetëm flamuri shqiptar NULL NULL 18.08.2019 11:01 18.08.2019 11:01 Ministria e Kulturës e Malit të Zi ka bërë të ditur se do të ngritë padi ndaj organizatorëve shqiptarë të tubimit në Cem. Kjo sepse gjatë këtij tubimi është festuar vetëm me flamurin e kuq e zi dhe ajo edhe matë të Malit të Zi, shkruan Ul-Info, transmeton Klan Kosova. “Për shkak se në tubimin në Cem është shfaqur flamuri i shtetit fqinj pa flamur kombëtar të Malit të Zi, lidhur me rastin në fjalë do të dorëzojmë padinë penale para organeve kompetente kundër organizatorit”. “Theksojmë se manifestimet e kulturës nuk guxojnë të jenë shkak për çfarëdo lloj nacionalizimi, as për shkeljen e normave të cilat janë të përcaktuara qartë me dispozitat pozitive ligjore të Malit të Zi”. “Duke respektuar të drejtat e të gjithë qytetarëve të Malit të Zi të cilët kultivojnë identitetin kulturor dhe kombëtar, me këtë rast edhe një herë theksojmë nevojën e respektimit të dispozitave ekzistuese ligjore, në mënyrë që të shmangen reagimet e ngjashme në të ardhmen. Sepse, ligjet e Malit të Zi duhet të jenë të njëjtë për të gjithë”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova World Aquatics “ia ngre veshin” Agron Zeqirit për diskriminimin e Hana Beiqit (VIDEO) 22 minuta më parë