Malajzi: Trupat e gjetur në varreza janë varrosur me rregull NULL NULL 28/05/2015 28/05/2015 Autoritetet e Malajzisë kanë thënë se 139 varreza të emigrantëve janë varrosur aq trupa, por besohet se ka edhe më shumë kufoma në çdo varr. Policia e Malajzisë më herët ka deklaruar se janë gjetur gjithsej 139 varreza në 28 kampe ku kanë qëndruar emigrantët, për gjatë kufirit me Tajlandën. “Bazuar në madhësinë e varreve për gjatë kufirit me Tajlandën, pasi kemi inspektuar zonën, kemi shenja të qarta se në secilin varr ka nga një person”, u tha gazetarëve , zëvendësministri i Ministrisë së Brendshme Van Dxhnaidi Tuanku Jaafar . Ai ka thënë se nga hetimet fillestare shihet se kufomat janë mbështjellë me stof të bardhë, shenjë kjo që tregon ritet islame dhe janë shenjëzuar me nga një shko të drurit.