Malajzi: Portieri vdes gjatë një ndeshje futbolli (VIDEO) NULL NULL 06.07.2025 09:29 06.07.2025 09:29 Një ngjarje tragjike raportohet se ka ndodhur në Malajzi. Atje, një portier ka vdekur gjatë një ndeshje futbolli. Firos Mohamed, një ish-portier i Klubit të Futbollit Penang të Malajzisë, vdiq pasi u rrëzua gjatë një ndeshjeje për Kupën Dr Zambry Abd Kadir. Ngjarja tragjike thuhet se ndodhi në stadiumin e Këshillit Bashkiak të Manjung të shtunën vonë, transmeton Klankosova.tv. Sipas autoriteteve, Firos vdiq si pasojë e një ataku në zemër. Klubi Penang FC gjithashtu e konfirmoi lajmin në një deklaratë në rrjetet sociale. Disa video u bënë virale që tregonin 53 vjeçarin, duke u rrëzuar derisa luante kundër Kedah Football Club. Penjaga gol Penang Legend All Stars, Firos Mohamed telah meninggal dunia. Beliau rebah tidak sedarkan diri ketika perlawanan sempena Kejohanan 4 Penjuru All Stars dan terus dibawa ke hospital sebelum disahkan meninggal.#malaysiagazette #Takziah pic.twitter.com/sG1jMCzN1n — Malaysia Gazette (@MalaysiaGazette) July 6, 2025 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Dembele nderoi Diogo Jotën me një festim emocional në fitoren kundër Bayern Munich 7 orë më parë