Lajmet e fundit

Një 50-vjeçare nga Nigeria është arrestuar në zonën e njohur të festave në Mallorca (Ballermann) pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 16-vjeçar gjerman.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit, teksa adoleshenti po kthehej në akomodimin e tij i shoqëruar nga dy miq.
Një grup prej tre grash iu afrua të rinjve dhe njëra prej tyre nisi t'i fliste në anglisht 16-vjeçarit. Pavarësisht se ai nuk tregoi asnjë interes, gruaja nuk e la të qetë dhe e preku në zonën e tij gjenitale kundër vullnetit të tij, shkruan Bild, përcjell Klankosova.tv.
I riu thirri menjëherë policinë. Agjentët e Policisë Lokale të Palma-s mbërritën në vendngjarje dhe e arrestuan të dyshuarën, e cila është një person i njohur për autoritetet nën identitete të ndryshme, bazuar në dëshminë e viktimës dhe të një mikeshe që kishte parë gjithçka.
E dyshuara i mohoi akuzat, duke pretenduar se ishte i mituri ai që kishte bërë përpjekje për t'iu afruar asaj.
Ajo u dërgua në drejtorinë e policisë dhe më pas u paraqit para një gjykatësi hetues, por u la e lirë pak orë më vonë.