23:33, 10 Shkurt 2019

Një burrë i moshuar rreth të 70-tave është përplasur nga një fouristradë tip “Benz” mbrëmjen e së dielës, në Tiranë.

Aksidenti ka ndodhur tek Liceu Artistik, në Rrugën e Elbasanit.

I moshuari është dërguar me shpejtësi në spital, ku sipas policisë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Një grup hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. /tvklan.al/