Makina 'normale' që drejtonte Cristiano Ronaldo kur fitonte 1.8 milionë euro në vit - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Makina ‘normale’ që drejtonte Cristiano Ronaldo kur fitonte 1.8 milionë euro në vit

NULL NULL
15/08/2022

Futbollisti Cristiano Ronaldo nuk heziton të tregojë për jetën e tij luksoze në rrjetet sociale.

Ylli portugez ka hyrë në Instagram disa herë në të kaluarën për të postuar fotografi të makinave të tij luksoze, shkruan marca.com, transmeton klankosova.tv.

Në koleksionin e tij kemi parë modele si Bugatti Veyron, Bugatti Chiron, Ferrari F12 TDF, Ferrari 599 GTB, Ferrari Monza, McLaren Senna, Lamborghini Aventador, Rolls-Royce Ghost, Rolls-Royce Cullinan, Porsche Turbo dhe Mercedes-911 AMG G63.

Megjithatë, makina e tij e parë ishte shumë më e lirë. Ai e bleu atë në vitin 2004, kur ishte vetëm 19 vjeç.

Duke qenë se Instagrami nuk ishte krijuar atëherë, nuk e kemi parë asnjëherë në fotografi të kësaj makine në llogarine e tij.

Makina e Ronaldos ishte një Audi S3 e zezë, me timonin në anën e majtë. I përkiste gjeneratës së parë të makinës kompakte sportive dhe përdorte të njëjtën platformë si Volksëagen Golf, Audi TT, Seat Leon dhe Skoda Octavia të asaj kohe.

klankosova.tv