Makaronat nuk të shëndoshin, janë të mirë për shëndetin NULL NULL 24.03.2019 12:00 24.03.2019 12:00 Zakonisht makaronat cilësohen si ushqime jo të shëndetshme. Mirëpo, duket se kjo nuk është sic ne kemi menduar. Disa hulumtime kanë treguar se ngrënia e makaronave nuk kontribuon në shtimin e peshës. Studimi u krye në 23 mijë italianë që konsumojnë më shumë pasta dhe studiuesit zbuluan se makaronat nuk ndikuan në madhësinë e belit, transmeton Klan Kosova. Por makaronat janë ushqim i shëndetshëm, pasi janë adekuat për t’u kombinuar me ushqime tjera të shëndetshme si perime, fibra, peshk, salcë domatesh, djathë e shumë përbërës tjerë që janë të pasur me proteína. Pastat sigurojnë energji, janë të pasura me karbohidrate edhe sigurojnë glukozë në organizëm. Po ashtu, ulin nivelin e sodiumit dhe kolesterolit. Pastat përbëjnë një dietë të ekuilibruar ku 35% e konsumit tonë të përditshëm të kalorive duhet të vijnë nga karbohidratet komplekse siç janë pastat. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Pesë metoda të thjeshta që do të ndihmojnë të gjithë ata që janë shpesh të përgjumur dhe të lodhur 1 day
Këshilla mjekësore Ekspertët thonë se metoda "Wim Hof" e frymëmarrjes mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve kronike 2 days