Major Klodian Tanushi shpallet “Dëshmor i Atdheut” NULL NULL 16.05.2019 13:13 16.05.2019 13:13 Kanë nisur në ambientet e muzeut kombëtar në Shqipëri homazhet në nder të majorit Klodian Tanushi, i cili humbi jetën në “Camp Adazi” të Letonisë, pas shpërthimit të një mine. Familjarë, të afërm e miq, por edhe personalitete të larta shtetërore nderojnë për herë të fundit majorin që vdiq në krye të detyrës. Pas ceremonisë, trupi do të lëvizë sipas ceremonialit ushtarak përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për t’u dërguar më pas të prehet pranë dëshmorëve të FA, pranë monumentit “Nënë Shqipëri”. omisioni Qëndror i Statutit “Dëshmor i Atdheut”, nën drejtimin e ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, e shpall major Klodian Tanushin, i rënë në krye të detyrës, “Dëshmor i Atdheut”. Më pas ai do të pëcillet për në banesën e fundit tek “Varrezat e Dëshmorëve”. “Këshilli i Ministrave nderon major Klodian Tanushin, i cili ra në krye të detyrës gjatë misionit të NATO-s në Letoni, duke e shpallur ditën e enjte, datë 16 maj 2019, ditë zie kombëtare”,- thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave. Shpërthimi i një mine në kampin “Adazi” të Letonisë u mori jetën dy ushtarakëve shqiptarë, Zarife Hasanaj dhe Klodian Tanushit, i cili ishte komandant i kontigjentit shqiptar. Major Tanushi ndërroi jetë katër ditë pas ngjarjes së rëndë në një nga spitalet e Letonisë për shkak të lëndimeve të shumta. Pak javë me parë, kontigjenti shqiptar fitoi garën e zhvilluar në bazën ushtarake Camp Adazi si ekipi me i mirë në vrap. Fotoja me kupën e fituar dhe që e mban në dorë majori i ndjerë Klodjan Tanushi, i përket pikërisht asaj dite. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy ditë pas votës kundër në KiE, Kosova e Mali i Zi nënshkruajnë një marrëveshje 14 minuta më parë