Majlinda Kelmendi në kërkim të medaljes së 11-të, përballja transmetohet në Artmotion NULL NULL nga Emanuell Syla 18.02.2021 15:16 nga Emanuell Syla 18.02.2021 15:16 Për të medalja më e rëndësishme deri tash është e arta e Lojërave Olimpike, fituar në vitin 2016-të në Rio de Janeiro të Brazilit, porse në sirtarin e saj ka gjasa të enjten të shtojë një tjetër, të garës Grand Slam. Majlinda Kelmendi po merr pjesë në Tel Aviv Grand Slam në Izrael, kurse është futur në luftë për medaljen e bronztë përmes ndeshjes përmirësuese, apo të repasazhit, siç quhet në sportin e xhudos. 29 vjeçarja nga Peja e nisi mirë ditën e enjte duke kaluar raundin e parë pa luftë, kurse në të dytën fitoi me ‘ippon’ ndaj gjermanes Annika Wurfel, për të kaluar në çerekfinale pastaj, ku po me ‘ippon’ triumfoi kundër ruses Alesya Kuznetsova. Në gjysmëfinale mati forcat me britaniken Chelsie Giles për të pësuar humbje me ‘ippon’. Përkundër humbjes, Majlinda Kelmendi ka gjasa të fitoj medalje në Izrael sepse në përballjen përmirësuese do të sfidohet nga 30 vjeçja belge, Charline Van Snick. Ndryshe, ikona e sportit shqiptar në karrierë në garat Grand Slam i ka fituar dhjetë medalje, shtatë të arta, dy të argjendta dhe një të bronztë. Tjetrën nga bronzi ka gjasa ta marr po e mposhti belgen Van Snick. Nëse flasim për medaljet e Kelmendit në total, atëherë ajo Kosovës i ka sjellë 43 medalje, 29 të arta, gjashtë të argjendta dhe tetë të bronzta. Gara e saj me Van Snick transmetohet direkt nga ora 16:00 në kanalin Art Sport 1 në Artmotion. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.