Majko: Sulmi në Banjskë, tentativë serioze për të krijuar një Donbas serb në Kosovë NULL NULL 02.10.2024 11:56 02.10.2024 11:56 Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko Ish-kryeministri i Shqipërisë Pandeli Majko, ka folur për sulmin terrorist në Banjskë që ndodhi më 24 shtator 2023, ku mbeti i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku. Ai tha se ky “sulm ishte tentativë serioze për të krijuar një Donbas serb në Kosovë”. “Aktualisht politika zyrtare serbe po e përdorë Kosovën për të nxitur unitetin kombëtar, por kjo ka nxitur edhe ekstremizëm nacionalist në rritje”, tha ai. Majko theksoi se pushtimi rus i Ukrainës ka pasur pasoja në Ballkan, duke ndikuar në politikën, ekonominë dhe sigurinë e rajonit. “Lufta ka nxitur ndjenja nacionaliste në rajon duke rritur tensionet mes grupeve etnike dhe duke ndikuar në stabilitetin politik”, tha Majko. Këto deklarime, ish shefi i qeverisë shqiptare i bëri gjatë konferencës së Institutit Octopus me temën “Ndikimi i agresionit rus në Ukrainë në gjeopolitikën evropiane”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Konfirmohet akisioni në Ministrinë e Infrastrukturës, pjesë e tij policia dhe Prokuroria Speciale 1 minutë më parë
Kosova Kurti dhe Sveçla takojnë shefin e EULEX-it, diskutohet edhe për dezinformimin dhe lajmet e rreme 13 orë më parë