Majko: Erioni dhe Saimiri , si unë e Iliri NULL NULL 09.05.2015 12:53 09.05.2015 12:53 Deputeti i Partisë Socialiste Pandeli Majko, e ka krahasuar Erion Veliajn dhe Saimir Tahirin me vetën e tij dhe Ilir Metën, duke i vlerësuar arritjet e tyre si dy të rinjë në politikë, por edhe duke i thumbuar ata. Pas disa batutave për Erion Veliajn, të shtunën deputeti socialist ishte shumë direkt. Gjatë prezantimit të kandidatëve të mazhorancës për Këshillin Bashkiak të Tiranës, Majko tha se Veliaj është kandidati fitues për Bashkinë e Tiranës. “Unë jam kapiten në kohë fushate, jo në pushtet,” tha ai. Majko rezervoi konsideratat më të larta për Veliajn dhe ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. “Janë një dyshe e padiskutueshme. Më kujtojnë mua dhe Ilir Metën,” tha Majko. Të dy janë zgjedhur kryeministra në moshë të re. Në këtë mënyrë Majko po projekton edhe rivalitetin e ardhshëm në PS.