22:00, 26 Qershor 2019

Maisie Williams ka njoftuar projektin e parë pas përfundimit të serialit Game Of Thrones.

Aktorja, e cila ka luajtur Arya Stark në serinë e famshme do të shfaqet në një seri gjashtë-pjesë për Sky, njofton Klan Kosova.

Williams do të luajë Kim Noakes në shfaqje – e cila është një vajzë e vogël që jeton një jetë të izoluar.

“Jo sot, por së shpejti. Ne jemi të gëzuar që të thojmë që Maisie Williams do të jetë ylli i Two Weeks To Live, një përrallë komike për dashurinë dhe hakmarrjen”, njoftoi Sky One.

Konkurs Pune

Lexo më shumë