Maignan pritet të mungojë prej dy deri në tri javë - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Maignan pritet të mungojë prej dy deri në tri javë

NULL NULL
23/09/2022

Portieri i Milanit, Mike Maignan, do të mungojë për dy deri në tre javë, pasi pësoi një lëndim duke luajtur për Francën.

Ai doli në pjesën e parë për shkak të një dëmtimi, transmeton Klankosova.tv.

Sipas Le Parisien, Maignan i është nënshtruar testeve mjekësore ne spitalin amerikan në Neuilly, ku kanë sugjeruar se francezit do t’i duhet një kohë për t’u shëruar prej dy deri në tri javë.

Do të ishte një goditje e vërtetë për kuqezinjtë, të cilët kanë ndeshje të vështira kundër Chelseat në Ligën e Kampionëve, pastaj ndaj Juventusit në Serie A, dhe ndeshjen e kthimit ndaj skuadrës angleze.

Është një problem i veçantë për ato dy ndeshje të Champions League, sepse Ciprian Tatarusanu u la jashtë skuadrës.

Prandaj, portieri i vetëm në dispozicion do të ishte 39-vjeçari Antonio Mirante, i cili nuk ka bërë një paraqitje zyrtare që nga gjysmëfinalja e Europa League për Romën në maj 2021.