Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Maignan asistues në tre sezone tek Milan

NULL NULL
nga Shpend Spahija 03.12.2023 13:05

Mike Maignan ishte ndër figurat kryesore të Milan në fitoren e së dielës ndaj Frosinones me rezultatin 3-1, transmeton klankosova.tv

Portieri francez asistoi në golin e dytë të realizuar nga Christian Pulisic në minutën e 50.

Maignan bëhet portieri i vetëm në 5 ligat e mëdha evropiane që regjistron së paku një asist në secilën prej tre sezoneve të fundit.

Në sezonin 2021/22 kishte asistuar në ndeshjen kundër Sampdoriës, ndërsa në sezonin 2022/23 në ballafaqimin me Lazion.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.