Mahmood: Prishtina duket shumë e gjallë (VIDEO) - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mahmood: Prishtina duket shumë e gjallë (VIDEO)

NULL NULL
05/08/2022

Këngëtari i famshëm italian Mahmood do të jetë pjesë e edicionit të sivjetmë të festivalit Sunny Hill.

Klan Kosova e ka intervistuar këngëtarin, i cili i ka dhënë përshtypjet e tij për kryeqytetin.

“Nga aeroporti deri në hotel kemi bërë rreth 4 orë rrugë sepse kemi ardhur përmes Shqipërisë. Gjatë rrugës e kam parë pak hyrjen e qytetit, duket shumë kaotik, shumë njerëz, me të rinj kudo, duket qytet shumë i gjallë, kjo është përshtypja ime e parë.”

Ai po ashtu ka folur edhe për Dua Lipën, të cilën thotë se e ka takuar dy herë.

“Dua Lipën e kam takuar dy herë. Herën e parë e kam takuar në një koncert në Londër. Herën e dytë, kam shkuar për ta parë koncertin e saj në Londër. Jemi takuar në afterparty, ku kemi pasur mundësi të flasim pak dhe më është dukur një vajzë shumë e lezetshme, super simpatike. Për mua ka qenë shumë e thjeshtë dhe ma ka lënë një përshtypje të bukur”.