Lajmet e fundit

Një kontest gjyqësor për pronën nuk i ndali makineritë.
Kundërshtimi i punimeve çoi dy pronarë të një biznesi në Ferizaj në stacionin policor.
Gjithçka ndodhi të hënën, teksa punimet për zgjerimin e rrethit në magjistralen Prishtinë–Ferizaj po vazhdonin.
Policia thotë se po asistonte gjatë realizimit të projektit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit. Dy personat u shoqëruan për, siç thuhet “pengim të punimeve”.
Veprimin e Policisë, njëri prej bashkëpronarëve e ka quajtur të padrejtë.
Pronarët pretendojnë se punimet në këtë pjesë nuk duhet të vazhdojnë derisa gjykata të vendosë për kontestin e pronës. Këta ankohen se zgjerimi i rrethit ua prek biznesin dhe mund të çojë në falimentim.
Megjithatë, makineritë kanë vazhduar punën.
KIKS Kosova ka kërkuar sqarime edhe nga Ministria e Infrastrukturës për bazën mbi të cilën po vazhdojnë punimet në pjesën e kontestuar.
Deri në publikimin e këtij materiali, Ministria nuk ka kthyer përgjigje.
Ndiqni kronikën në vazhdim: