Magjia e sportit vjen edhe sonte në Artmotion, këto janë ndeshjet që mund t’i ndiqni NULL NULL 13.12.2024 14:05 13.12.2024 14:05 Magjia e sportit të vjen edhe sonte ekskluzivisht në Artmotion, ku do të transmetohen tri ndeshje nga top ligat evropiane të futbollit dhe ndeshja basketbollistike e Superligës së Kosovës në kategorinë e femrave. Nga ora 19:00 në Sport 3 në Artmotion transmetohet live ndeshja Peja 03 – Penza, që do të jetë nën komentimin e gazetares dhe komentatores Ulpiana Emras. Kurse në Sport 1 nga ora 20:45 do të transmetohet live në Artmotion ndeshja mes Empolit dhe Torinos, që do të jetë nën komentimin e Andi Shabanit. Një ndeshje tjetër që do të transmetohet në kanalet sportive të Artmotion do të jetë ajo mes Toulouse dhe St Etienne që do të nis nga ora 20:45. E, nga ora 21:00 në Sport 2 do të transmetohet ndeshja mes Valladolidit dhe Valencias që do të jetë nën komentimin e Andin Lokajt. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.