Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Magjia e Qumështit të Bletës

NULL NULL
04.05.2015 11:32
Qumështi i bletës ka efekte qetësuese dhe ulë nivelin e hormoneve tiroidian. Ndihmon zhvillimin, rritjen, stimulon gjëndrat seksuale, ndihmon prodhimin e vezoreve, ndihmon në mbajtjen e shtatëzanisë duke rritur nivelin e progesteronit në gjak, stimulon gjëndrat mbiveshkore,ndihmon në sëmundje si artriti ose lodhja kronike.

 

Qumështi i bletës është tonik , energjetik , antiseptik (kundër mikrobeve) etj. Ai është mjaftë pozitiv për shëndetin , ky lloj qumështi përdoret edhe për maska bukurie. Qumështi i bletës ka ngjyrë të bardhë në të verdhë, është si krem, ka shije te thartë dhe më pak aromë.

Qumështi i bletës përmbanë të gjithë aminoacidet esenciale për njeriun.

Enzima dhe derivatet e tyre , Sheqer : fruktozë dhe glukozë. Yndyrna: 80-90% , por ato janë neutral dhe nuk i bëjnë dëm organizmit. Minerale: K, Ca,Na,Zn,Fe,Cu dhe Mn. Vitamina: B1,B2,B5,B6, acid folik, vitamine H. Hormoni: progesterone,esterogjeni,testosterone.

Qumështi i bletës ka efekte qetësuese dhe ulë nivelin e hormoneve tiroidian. Ndihmon zhvillimin, rritjen, stimulon gjëndrat seksuale, ndihmon prodhimin e vezoreve, ndihmon në mbajtjen e shtatëzanisë duke rritur nivelin e progesteronit në gjak, stimulon gjëndrat mbiveshkore,ndihmon në sëmundje si artriti ose lodhja kronike. Gjithashtu ndihmon në formimin e rruazave të kuqe të gjakut , këshillohet në anemi. Përdoret në kozmetikë sepse ndihmon dhe rinimin e lëkurës.

Këtë qumësht mos e përdorni në kriza astme, sepse mund të ngushtojë bronket gjë që do ta rëndonte sëmundjen. Nuk duhet ta përdorin ata që vuajnë nga sëmundja Addison si dhe ata që kanë kancer në fazë akute.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.