Magjia e përzierjes së qumështit me mjaltë NULL NULL 17.05.2019 10:00 17.05.2019 10:00 Mjalti dhe qumështi edhe veç e veç janë të shkëlqyeshëm për shëndetin, por kur veçoritë e tyre bashkohen, fitohet një pije e shendetshme. Përveç shijes së shkëlqyeshme, të cilën shumica e njerëzve e duan, në të fshihen edhe veçori të ndryshme shëruese, transmeton Klan Kosova. Qumështi është i mire për hidratim, shëndetin e kockave, rregullimin e tensionit të gjakut, redukton rrezikun nga krijimi i sëmundjeve kardiovaskulare, ndërsa disa hulumtime kanë treguar që redukton rrezikun nga zhvillimi i kancerit të gjirit dhe zorrës së trashë. Mjalti është ëmbëlsues shumë i mirë, burim i energjisë, vlen për dobësim sepse nxit djegien e yndyrave, përmirëson qëndrueshmërinë, ka veçori antibakteriale, antifungale dhe antioksidative.Me siguri keni qumësht dhe mjaltë në kuzhinën tuaj, dhe asnjëherë nuk mendoni që këta dy përbërës janë ilaç i fuqishëm. Sigurisht që do të keni shumë dobi shëndetësore nga këta dy përbërës veç e veç, por çfarë është kaq e veçantë që këta dy artikuj i bën një dyshe fantastike? Kujdesi për lëkurën Mjalti dhe qumështi kanë veçori antimikrobike. Kjo veçori bëhet edhe më e mirë kur këta dy përbërës përzihen. Shumë mjete për pastrimin e fytyrës bëhen me ndihmën e qumështit dhe mjaltit. Është interesante që ky kombinim përdoret nëpër Spa qendra të ndryshme banjash nëpër botë. Përzieni 3 lugë qumësht të ngrohtë dhe 1 lugë të vogël mjaltë, mbushjen e pambukut lageni në përzierje dhe pastrojeni fytyrën. Qëndrueshmëria Një gotë qumësht dhe 2 lugë mjaltë në orët e mëngjesit do të përmirësojnë qëndrueshmërinë. Qumështi përmban proteina, ndërsa mjalti karbohidratet e nevojshme. Qumështin dhe mjaltin mund ta pinë të gjithë personat, pavarësisht moshës dhe gjinisë. Ngadalëson plakjen Hulumtimet kanë treguar që qumështi dhe mjalti veprojnë në tërë trupin, dhe jo vetëm në lëkurë. Njerëzit në shumë civilizime të vjetra (grekët, romakët, egjiptianët dhe indianët) kanë pirë qumësht dhe mjaltë për të ruajtur rininë e tyre. Tretja Një gotë qumësht i ngrohtë me 2 lugë mjaltë do të ndihmojnë tek kapsllëku, fryrja dhe sëmundjet e zorrëve. Sëmundjet respiratore Qumështi i ngrohtë është ilaç i shkëlqyeshëm për ftohjen dhe kollin, sikurse edhe mjalti. Nëse i bashkojmë veçoritë e tyre, do të fitojmë ilaç të shkëlqyeshëm. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Qentë mund të zbulojnë stresin e traumës duke nuhatur frymën e njerëzve, tregon studimi 28/03/2024
Këshilla mjekësore Njerëzit me rrezik gjenetik për obezitet duhet të ushtrojnë më shumë për të qëndruar të shëndetshëm 28/03/2024