Magjia e “El Clasicos” në Artmotion NULL NULL 11.05.2025 08:42 11.05.2025 08:42 E diela do të jetë e magjishme sa i përket futbollit. Adhuruesit e futbollit do të kaplohen nga “ethet” e ‘El Clasicos’. Barca dhe Real Madrid, sot do t’i masin forcat në fushën e gjelbër në arenën e quajtur ” Olimpico Lluis Companys”. Beteja e cila nis nga ora 16:15, do të transmetohet drejtpërdrejt në platformën kryesore shqiptare, ArtMotion, përmes kanalit Sport 1, njofton Klankosova.tv. Emocionet e këtij kulminacioni të futbollit do të na i sjell komentimi i Andin Lokajt. Sot edhe mund të përcaktohet edhe kampioni i La Ligas. Skuadra e Hansi Flick, është e para në renditje me 79 pikë apo katër më shumë se “mbretërit” që janë në vendin e dytë. “Katalunasit” dhe “Los Blancos” janë ballafaquar 260 herë mes vete. Barca i ka fituar 103 ndeshje, Reali 105 derisa 52 herë janë ndarë baras. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Djaloshi shqiptar që bëri simbolin e shqiponjës para Ronaldos: Ndjenjë shumë e mirë (VIDEO) 1 day