Mafia shqiptare në Angli, si po barten paratë e krimit? (VIDEO) NULL NULL 22.04.2024 14:25 22.04.2024 14:25 Mafia shqiptare në Angli, si po barten paratë e krimit? Bandat shqiptare të krimit po përdorin kompani postare të regjistruara në Mbretërinë e Bashkuar për të transportuar para në atdheun e tyre. Kompanitë përveç parave po dyshohet se po transportojnë edhe armë, njofton Klankosova.tv. Gazetari Sokol Bregu dhe avokati Naim Hasani kanë folur në Kosova Today lidhur me këtë fenomen. “Dihet botërisht se në Shqipëri ka një tetë përqindësh se përcillen paratë, se si i sjellin është çështja e tyre”, ka thënë Bregu. “Mund të themi se sfida më e madhe e tyre është si t’i sjellin paratë, të fshehura në veshmbathje ndonjëherë, të fshehura nëpër sende të tjera, mënyrat nga më të ndryshmet, tani kanë ardhur me autobusë ose me mënyra të tjera transporti”. Ndërkaq Hasani thotë se këto para mund t’i vihen në shërbim edhe shtetit. “Shumë herë janë kapur shuma parash në kufirin britanik po ashtu edhe në Shqipëri dhe të gjitha këto janë para të krimit, dhe sipas ligjit të krimit ato para konfiskohen dhe i kalojnë në shërbim shtetit, por jo në rastet kur individi e dëshmon se i ka para legjitime”, tha Hasani. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Insistimi për votimin “tinëzar”, Kajtazi: Kurti i do votat e Listës Serbe për Haxhiun (VIDEO) 11 orë më parë
Kosova “Uniforma të grisura, antiplumba të huazuar – Policia e Kosovës në krizë logjistike” (VIDEO) 13 orë më parë