Macron thotë se Irani duhet të tregojë gatishmëri për të negociuar NULL NULL 20.06.2025 14:33 20.06.2025 14:33 Presidenti i Francës, Emmanuel Macron tha se Franca dhe aleatët evropianë do t’i paraqesin Iranit një propozim diplomatik për t’i dhënë fund konfliktit me Izraelin. Sipas Macron, propozimi përbëhet nga katër komponentë kryesorë: Rifillimi i punës nga agjencia atomike e OKB-së, IAEA, për të ecur drejt “pasurimit zero” të uraniumit Mbikëqyrja e aktiviteteve të raketave balistike të Iranit Financimi nga Irani i grupeve militante të ndërmjetme në rajon Lirimi i “pengjeve” nga Irani, një referencë për shtetasit e huaj të mbajtur në burgjet iraniane “Irani duhet të tregojë se është i gatshëm të bashkohet me platformën për negociata që po e vendosim në tryezë”, deklaroi ai, raporton BBC. Sot janë bërë tetë ditë nga fillimi i sulmeve ajrore mes Izraelit dhe Iranit, transmeton Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kino dhe Teatër I mbyllur për gati 3 vjet, Teatri Kombëtar u “strehua” në një sallë me qira (VIDEO) 46 sekonda më parë
Kosova Vasfije Krasniqi ndan rrëfimin e saj në OKB: Këto krime nuk duhet mbetur pa u ndëshkuar 3 minuta më parë
Lajme Presidenti letonez beson se NATO do t'i kapërcejë pengesat, do të arrijë objektivin e shpenzimeve 17 minuta më parë