7:04, 16 Prill 2019

Presidenti francez Emmanuel Macron u zotua të rindërtojë katedralen mesjetare të Notre-Dame pasi një zjarr i madh pjesërisht e shkatërroi.

Zjarrfikësit arritën të shpëtonin strukturën kryesore të gurit gotik 850-vjeçar, duke përfshirë dy kullat e tij, por sahati dhe kulmi u shembën, transmeton Klan Kosova.

Zjarri u deklarua nën kontroll gati nëntë orë pas fillimit të tij.

Shkaku nuk është ende i qartë, por zyrtarët thonë se kjo mund të lidhet me punimet e rinovimit.

Prokuroria e Parisit tha se aktualisht është duke u hetuar si një aksident. Një zjarrfikës u plagos rëndë ndërsa merrej me flakët.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë