Macron nis iniciativën për të negociuar përfundimin e konfliktit Izrael-Iran NULL NULL 18.06.2025 23:35 18.06.2025 23:35 Presidenti francez, Emmanuel Macron ka nisur iniciativën evropiane për të negociuar përfundimin e konfliktit Izrael-Iran. Macron ka ngarkuar ministrit të tij të Jashtëm Jean-Noël Barrot të punojë me partnerët evropianë mbi një propozim për t’i dhënë fund luftimeve midis Izraelit dhe Iranit. Të mërkurën, Macron mblodhi këshillin e mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare të vendit për të diskutuar situatën në Iran, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv Ne deklaratën e Barrot thuhet ndër tjerash se “sulmet izraelite synojnë gjithnjë e më shumë objektiva që nuk kanë lidhje me programin bërthamor dhe balistik iranian, si dhe një numër në rritje të viktimave civile në Iran dhe në Izrael”. Potencohet se është e nevojshme t’u jepet urgjentisht fund këtyre operacioneve ushtarake, që sipas tyre mbartin kërcënime të rënda për sigurinë rajonale. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Familjet e pengjeve që mbahen në Gaza i kërkojnë Trumpit të sigurojë marrëveshje për lirim 18/06/2025
Lajme Koreja e Veriut dënon sulmet e Izraelit ndaj Iranit: ShBA-ja dhe Perëndimi, kancer për paqe në Lindjen e Mesme 18/06/2025
Kosova Ziv: Fundi i konfliktit me Iranin – shkatërrimi i programit të armëve bërthamore dhe raketave balistike 18/06/2025