Macron: Javën e ardhshme presim vendime të qarta nga Kosova dhe Serbia NULL NULL 01.06.2023 19:20 01.06.2023 19:20 Teksti i plotësuar me deklaratat e plota të presidentit Macron – 20:00 Emmanuel Macron dhe Olaf Scholz u takuan të enjten në Moldavi me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq për t’i kërkuar atyre që të zbusin tensionet aktuale në të dyja vendet e tyre duke mbajtur zgjedhje të reja komunale në rajonet me shumicë serbe në veri të Kosovës. “Ne takuam nga njëra anë presidentin Osmani dhe më pas presidentin Vuçiq dhe sapo u takua të katërt, duke mbledhur dy presidentët rreth tryezës dhe duke kërkuar vendime të qarta për javën e ardhshme”, tha presidenti francez në një konferencë për shtyp pas samitit në Moldavi. Macron shprehu keqardhjen për “organizimin e keq të zgjedhjeve, ndërkohë që nuk u dhanë garanci për mbarëvajtjen dhe katër kryebashkiakë u zgjodhën me më pak se 5% të votuesve”. “Ajo që kemi kërkuar nga të dyja palët është shumë e thjeshtë: organizim sa më të shpejtë të zgjedhjeve në këto katër komuna – përkushtimin nga ana e Kosovës – pjesëmarrje në këto zgjedhje në mënyrë të qartë nga ana e palës serbe dhe zgjidhjen me prioritet dhe pa vonesë të çështjes së asociacionit të komunave (me shumicë, shën.red.) serbe nga Kosova”, tha Macroni. “Secila palë tani do të konsultohet me të veten dhe do të kthehet javën e ardhshme me përgjigje të qarta”, tha Macroni në një konferencë për media pas Samitit të Liderëve Evropianë në Moldavi. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Profesori Krasniqi: Provat janë të qarta se Serbia është e involvuar në sulmin e 24 shtatorit (VIDEO) 03/10/2023
Kosova Sulmi ndaj familjes shqiptare në Medvegjë, Beha: Të rinjtë u motivuan nga autoritetet serbe (VIDEO) 03/10/2023