Macron heq në mënyrë delikate orën luksoze gjatë një interviste për reformën e pensioneve (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Macron heq në mënyrë delikate orën luksoze gjatë një interviste për reformën e pensioneve (VIDEO)

NULL NULL
25.03.2023 12:24
Emmanuel Macron

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka qenë në një intervistë të drejtpërdrejtë për të folur për reformën e pensioneve.

E gjatë kësaj interviste, shikuesit kanë vërejtur një veprim interesant të Macronit, shkruan The Independent, transmeton Klankosova.tv.

Ai me delikatesë e hoqi orën që mbante në dorë, duke e futur së pari dorën nën tavolinë, për të mos u kapur momenti, por shikuesit e kanë vërejtur se ora më nuk ishte në dorën e tij.

Përfaqësuesit e presidentit kanë thënë se ai e hoqi atë pasi po krijonte zhurmë në tavolinë dhe gjithashtu mohuan raportet se ajo orë vlente 80 mijë euro.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

Momentin kur Macron heq orën, mund ta shihni në linkun e mëposhtëm:

https://www.independent.co.uk/tv/news/macron-removes-watch-pension-interview-b2307863.html