Macron dhe Johnson zotohen se do vazhdojnë mbështetjen për Ukrainën NULL NULL 10.08.2022 00:43 10.08.2022 00:43 Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri britanik Boris Johnson kanë rikonfirmuar angazhimin e tyre për të mbështetur Ukrainën, e cila u pushtua nga Rusia në shkurt, për aq kohë sa të jetë e nevojshme. Liderët duan gjithashtu të vazhdojnë të bashkëpunojnë në ofrimin e ndihmës ushtarake ose humanitare, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv. Zyrtarët e lartë folën edhe në telefon për nevojën e vazhdimit të koordinimit të bashkëpunimit në ndihma ushtarake, humanitare dhe ekonomike. Ata përmendën gjithashtu krizën ushqimore të shkaktuar nga pushtimi rus në Ukrainë. Si Macron ashtu edhe Johnson përsëritën mbështetjen e tyre për përpjekjet evropiane për të lejuar eksportin e grurit ukrainas nën “rrugët e solidaritetit”. Mbretëria e Bashkuar i ka furnizuar Ukrainës një sërë pajisjesh ushtarake. Në korrik, Johnson njoftoi ndihmë ushtarake shtesë me vlerë një miliard paund, kjo e çon ndihmën totale që Londra i ka dhënë Kievit që nga fillimi i luftës në 2.3 miliardë paund. Franca po ndihmon gjithashtu Ukrainën, megjithëse Macron është përballur vazhdimisht me kritika për telefonatat e tij me presidentin rus Vladimir Putin, të cilin ai u përpoq t’i jepte fund agresionit. Presidenti francez dhe kryeministri britanik vizituan Ukrainën gjatë luftës. Macron ishte në kryeqytetin ukrainas në qershor. Johnson vizitoi Kievin dy herë – në maj dhe herën e dytë në qershor.
Big Brother VIP Blasta i flet Melisës për fajin që mendon se e ka në raport me Xhulin (VIDEO) 6 minuta më parë