Macja përndjek ariun nga rruga e pronarit të saj (VIDEO) NULL NULL 28.06.2022 17:00 28.06.2022 17:00 Një burrë nga Kolumbia Britanike xhiroi një video interesante ku macja e tij e patrembur përballet me një ari të zi që endej në rrugë. Vëllezërit Gavin dhe Cameron Sturrock thanë se macja e tyre, Tigger, njihet si e djallëzuar dhe e patrembur, dhe shpesh mund të gjendet duke ndjekur qentë e lagjes larg shtëpisë së tyre. Vëllezërit thanë se po e mbushnin veturën e tyre për njw udhëtim të planifikuar kampingu, kur një ari i madh i zi u shfaq në rrugë. “Unë nuk e vura re menjëherë, por macja ime e vogël po, tha Gavin për Global News. “U përpoqa ta largoja macen nga ariu dhe fillova të regjistroja video në telefon kur macja nuk pranoi të ndalej. Videoja, të cilën ai e postoi më vonë në TikTok, e shfaq macen përballë ariut, teksa Gavin e thërret. Cameron, i cili po shikonte aty pranë, tha se mbeti i shtangur kur macja me emrin Tigger përkuli shpinën dhe eci drejt ariut – duke bërë që kafsha e egër të ikte. Vëllezërit thanë se ariu ka vizituar lagjen e tyre më parë, por nuk është parë më që nga konfrontimi me macen e tyre. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.