Macja gjigante në Rusi duket se do të thyejë rekordin botëror, pasi peshon 12.5 kilogramë

Macja gjigante në Rusi duket se do të thyejë rekordin botëror, pasi peshon 12.5 kilogramë

NULL NULL
4 months më parë

Një mace gjigante, që peshon sa një fëmijë dyvjeçar, është aq e madhe sa që shpesh e ngatërrojnë me një qen, thotë pronarja e saj.

Macja, e quajtur Kefir, është një mace e stërmadhe e racës ‘Maine Coon’ që i përket Yulia Minina në qytezën e Stary Oskol.

Ajo thotë se e bleu Kefirin dy vjet më parë, kur ishte kotele, por gjithsesi daci i bardhë vazhdon të rritet.

“S’mund ta kisha menduar që një kotele të bëhej kaq e madhe. Ai nuk është vetëm i madh në paraqitje por është dhe shumë inteligjent dhe sillet shumë butësisht”, thotë Yulia, shkruan The Sun, përcjell Klankosova.tv

“Kur miqtë dhe të njohurit vijnë në shtëpi, ai merr të gjithë vëmendjen dhe i lejon të gjithë ta përkëdhelin, tamam sikur të ishte një qen”, u shpreh ajo.

Dhe në fakt gruaja shton se shpesh të huajt e ngatërrojnë me një qen: “Ka dhe një tjetër zakon, natën ka qejf të rrijë mbi mua për të fjetur, kur ishte më i vogël nuk ishte shumë problem, por tani që është i madh e i rëndë, është pak e vështirë”, shtoi ajo.

Kefir është tashmë një vjeç e dhjetë muaj dhe peshon 12 kg. Por ai konsiderohet ende kotele dhe raca e maceve Maine Coons mund të rritet deri në 3-4 vjet.

Kjo racë vjen nga shteti amerikan i Maine dhe konsiderohet një nga më të vjetrat në vend dhe konsiderohet gjithashtu një nga macet më të mëdha të zbutura.