Mac Allister te Liverpooli, mungon vetëm zyrtarizimi NULL NULL 20.05.2023 18:21 20.05.2023 18:21 Futbollisti Alexix Mac Allister nga sezoni i ardhshëm do të mbroj ngjyrat e ekipit të Liverpoolit. Ai do të kalojë nga Brightoni në “Anfield” për rreth 70 milionë euro. Argjentinasi ka zhvilluar 32 ndeshje këtë sezon në Premier League, duke qenë edhe golashënuesi më i mirë i ekipit me 10 gola, krahas një asistimi. Mac Allister bëri debutimin e tij për klubin e tij aktual më 7 mars 2020 kundër Wolverhampton, raporton tycsports, transmeton Klankosova.tv. Ai për Brightonin ka zhvilluar në të gjitha garat 109 ndeshje, teksa ka shënuar 20 gola dhe ka asistuar tetë të tjerë.