Lajmet e fundit

Reperi Mozzik ka reaguar pas pjesëmarrjes së tij në “Marshin për Liri”, të mbajtur të dielën në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Mozzik ka treguar se pas kthimit në shtëpi kishte lexuar komentet në disa artikuj ku ishte përmendur pjesëmarrja e tij në marsh.
Ai ka thënë se kishte hasur në komente fyese ndaj tij dhe familjes së tij, ndërsa pretendon se shumica e profileve që kishin shkruar ishin të rreme.
Mozzik ka reaguar ashpër ndaj atyre që, sipas tij, kundërshtojnë luftën e UÇK-së, duke i akuzuar edhe për lidhje me Beogradin.
“Zoti ju marroftë juve që jeni kundër luftës së pastër të UÇK-së! Largohuni prej rreshtit tonë. Nuk na duheni as sot me u rreshtu me ne”, ka shkruar ai, transmeton Klankosova.tv.