12:25, 8 Shkurt 2019

Lyrical Son ka bërë publike listën e këngëve të albumit të tij më të ri, i cili siç ka bërë të ditur reperi, do të publikohet së shpejti.

Me një postim në Instagram ai ka njoftuar ndjekësit e tij se albumi quhet USA – United States of Albania, dhe se përmban gjithsej 23 këngë.