Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lyoni shmang rënien nga Ligue 1

NULL NULL
09.07.2025 18:36

Olympique Lyonnais (Lyon) do të qëndrojë në Ligue 1 sezonin e ardhshëm, pasi ka fituar apelin kundër vendimit për rënie në Ligue 2 për shkak të shqetësimeve financiare.

DNCG, organi që mbikëqyr financat e klubeve në Francë, kishte konfirmuar rënien muajin e kaluar, por kjo u anulua të mërkurën.

“Vendimi i sotëm është hapi i parë për rikthimin e besimit te Lyon,” deklaroi klubi.

“Tani mund të fokusohemi te objektivat sportive.

Ky vendim prek edhe fatin e Crystal Palace në garat evropiane. Në rast se Lyon binte, do të përjashtohej nga Europa League për shkak të një marrëveshjeje me UEFA.

Por me qëndrimin e Lyonit në elitë, ka rrezik që Palace të përjashtohet për shkak të rregullit të pronësisë së dyfishtë, pasi John Textor ka aksione si te Palace ashtu edhe te Lyon.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.