Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lyles rezulton pozitiv me Covid-19, gjithsesi vrapon në garën 200 metra

NULL NULL
08.08.2024 22:45
Noah Lyles
Noah Lyles

Vrapuesi amerikan, Noah Lyles ka konfirmuar se ai rezultoi pozitiv me Covid-19 në fillim të kësaj jave, por gjithsesi vrapoi në garën 200 metra të së enjtes mbrëma.

Në një intervistë me transmetuesin olimpik amerikan NBC, Lyles tha se ndihej vërtet keq kur u zgjua të martën në mëngjes dhe ishte duke u hidratuar ndërsa ishte në karantinë, transmeton Klankosova.tv.

“U zgjova herët rreth orës 5 të mëngjesit të së martës në mëngjes dhe thjesht po ndihesha shumë keq, dhe e dija se ishte më shumë sesa thjesht dhimbja nga gara (gara e 100 metrave)”, tha Lyles për NBC. “I zgjova mjekët dhe u testuam dhe për fat të keq, doli që isha pozitiv për Covid”.

“Mendimi im i parë ishte të mos panikoja, e dini, po mendoj se kam qenë në situata më të këqija. Kam vrapuar me kushte më të këqija”, shtoi ai.

Lyles tha se ishte krenar për performancën e tij, pavarësisht se kishte Covid.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.