Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

LVV-ja dhe AAK-ja shkarkojnë 20 aksionarë të ndërmarrjeve publike në kryeqytet (VIDEO)

NULL NULL
nga Arjeta Sinani 08.06.2023 20:26

Me 25 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim, Kuvendi Komunal i Prishtinës votoi shkarkimin e 20 aksionarëve të dhjetë ndërmarrjeve publike komunale.

Kjo u bë në një séance të jashtëzakonshme të thirrur nga Vetëvendosja e AAK-ja, ku nuk mori pjesë PDK-ja e LDK-ja.

Keqpërdorimet nëpër këto ndërmarrje po thuhet se janë shkaktarët e këtyre shkarkimeve, njofton Klan Kosova.

Në veçanti me veprimet, parregullsitë, shkeljet dhe mosrespektimi i ligjshmërisë në ndërmarrjet publike komunale të Prishtinës.

Por ka edhe arsye të tjera.

“Mosraportimi i rregullt, ngecjet e vazhdueshme si dhe ankesat nga stafi dhe qytetarët në lidhje me përformancën e tyre”, ka thënë Endrit Zabërgja nga Nisma.

Për këto degradime ndërrmarjet publike kanë edhe raste të hapura tek organet e drejtësisë.

“Gati gjysma e ndërmarrjeve publike janë nën hetime të policisë e prokurorisë për keqpërdorime e raste të emërimeve politike”, ka thënë Gëzim Sfeçla nga LVV-ja.

Emrat e të gjithë aksionarëve të shkarkuar janë: Ngrohtorja e qytetit “Termokos”- Jeta Hasani-Rafuna, Milazim Vitia; Ndërmarrja Publike Banesore – Leutrim Retkoceri, Granit Geci; Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” – Muhamet Selmani, Shegë Beqiri; Ndërmarrja Publike “Hortikultura”- Kumrie Shabani-Ramadani, Arbnore Ajeti; Ndërmarrja Publike “Trafiku Urban”- Agron Canolli, Fatmir Dervishi; Ndërmarrja Publike “Sport Marketing”- Pëllumb Bajqinovci, Elmira Nikçi-Rexha; Ndërmarrja Publike “Stacioni i Autobusave”- Donjeta Dragusha, Amir Simica; Ndërmarrja Publike “Prishtina Parking”- Lindita Rexhepi, Samir Salihu; Ndërmarrja Publike “Kuzhina Qendrore” – Dasmor Durmishi, Agim Kuleta dhe Ndërmarrja Publike “Pallati i Rinisë”- Dhurata Ratkoceri, Fitnete Bejta.

Derisa edhe kryesuesi i Kuvendit Komunal nga radhët e LDK-së, Fehmi Kupina ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga kjo parti.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.