Lajmet e fundit
Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosje ende nuk kanë arritur marrëveshje për emrin e presidentit të ri, një javë pas takimit mes Albin Kurtit dhe Lumir Abdixhikut.
Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, tha se Abdixhiku ka zhvilluar takime me deputetë dhe anëtarë të kryesisë, ndërsa synimi është gjetja e një kandidati që do të përfaqësonte unitetin dhe do të mbronte kushtetutshmërinë.
Ndërkohë, deputeti Ukë Rugova shpreson që një emër konsensual të gjendet gjatë kësaj jave, duke thënë se nuk e sheh veten kandidat për këtë post.
Nga Vetëvendosje nuk kanë konfirmuar nëse janë diskutuar emra brenda partisë dhe as nëse është planifikuar një takim i ri me udhëheqjen e LDK-së.