Luzern dhe Lorik Emini vazhdojnë kontratën deri në vitin 2023 NULL NULL 23.09.2020 10:34 23.09.2020 10:34 Futbollisti kosovar Lorik Emini e ka vazhduar bashkëpunimin me skuadrën e Luzernit në Superligën e Zvicrës. Emini do të jetë pjesë e kësaj skuadre deri në qershor të vitit 2023. Lajmin e ka bërë të ditur menaxheri i tij Gëzim Ibrahimi, njofton Klan Kosova. “Luzern dhe Lorik Emini e zgjasin kontratën deri në vitin 2023. Dua të falënderoj të gjithë të përfshirët, veçanërisht FC Luzern për besimin”, shkruan ai. Mesfushori qendror është pjesë e kësaj skuadre që nga viti 2013. 21 vjeçari numëron edhe disa paraqitje për përfaqësuesen e Zvicrës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Zvicra publikon fanellat për Evropian, Xhaka: Mezi pres që së shpejti t'i vesh 20 orë më parë