14:20, 11 Korrik 2015

Lutfi Zharku, Ministëri i Infrastrukturës dhe Lutfi Haziri, Kryetari i Komunës së Gjilanit, sot janë takuar dhe së bashku kanë vizituar disa nga rrugët e Gjilanit të cilat janë riparuar, njofton Klan Kosova.

Zharku dhe Haziri kanë biseduar për disa projekte të reja në Komunën e Gjilanit ku përfshihet riparimi i disa rrugëve dhe gjithashtu e kanë theksuar se si projekt kryesor i kësaj zone, është ndërtimi i autostradës që e lidh Gjilanin me Prishtinën.

Gjatë vizitës në lagjet ku Komuna e Gjilanit ka kryer riparimet e rrugëve, qytetarët e atjeshëm e kanë falënderuar kryetarin e komunës së tyre Lutfi Hazirin.

Konkurs Pune

Lexo më shumë