18:24, 13 Tetor 2017

Lutfi Haziri po mëton ta fitojë edhe një mandati si i pari i Komunës së Gjilanit.

Ai thotë se kështu do të ndodhë për shkak se asnjë parti tjetër s’ka se çfarë t’i ofrojë Gjilanit.

I ftuar në Info Lokale në Klan Kosova, Haziri deklaroi se ish-udhëheqja e PDK-së në Gjilan ende ka probleme me ligjin, ndërsa Vetëvendosja s’është asgjë më shumë sesa version i ri i PDK-së.

“Vetëvendosja në Gjilan është versioni i ri i PDK-së”.

“Version i krijuar duke mësuar nga gabimet e bëra nga PDK-ja”.

“Ky është ai raporti që ne e kemi si dallim prej tyre”.

“Kemi edhe dallime ideologjike, pasi ne jemi të qendrës së djathtë”.

Sa i përket garës në Gjilan, Haziri është i bindur që do të fitojë qysh me 22 tetor, pa pasur nevojë fare të shkojë në balotazh.

“Ne tashmë e kemi edhe një sllogan: ‘P’e kryejmë me të parën’. Që do të thotë se fitojmë në raundin e parë dhe s’ka nevojë për balotazh”.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë