Lutfi Haziri: LDK-ja fituese – si bllok opozitar kemi shënuar rezultat të thellë NULL NULL 06.10.2019 20:17 06.10.2019 20:17 Shefi i Shtabit Zgjedhor të LDK-së, Lutfi Haziri, në një konferencë për media ka thënë me bindje se LDK-ja është fituese e zgjedhjeve. “Sipas mostrave që i kemi marrë nga Qendrat e Votimit dhe pas përpunimit të tyre nga ana e stafit profesional, LDK-ja është parti fituese e këtyre zgjedhjeve. LDK-ja është partia e parë në mbështetjen qytetare në këto zgjedhje dhe natyrisht, ne jemi të lumtur që si bllok opozitar kemi shënuar rezultat shumë të thellë”. “Rezultatet tregojnë qartë që LDK-ja ka një përparësi dhe udhëheqje ndaj Vetëvendosjes si parti e dytë. Presim tash që deri në 21:30 të kemi qartësi më të madhe se sa është dallimi mes neve dhe partisë së dytë”. “Ne po shohim se disa parti po deklarohen herët dhe po e shpallin veten si fitues, por le të jenë të bindur që LDK-ja në këtë rezultat është e sigurt”. “Ne po flasim sipas mostrave të para, ndërsa mostrat e dyta do të jenë shumë më të qarta dhe më të sigurta dhe flasin për një rezultat të mirë të LDK-së”. “Është shumë e sigurt që LDK-ja ka një diferencë ndaj partisë dytë, derisa ka një diferencë shumë të madhe me partinë e tretë”. Haziri nuk ka dashur të flasë se, në rast se rezultatet zyrtare do ta nxjerrin LDK-në fituese, me kë do të bëjnë një koalicion, njofton Klan Kosova. “Është një e vërtetë e madhe që opozita është fituese e madhe në këtë rast, derisa rikthimi i madh i LDK-së ka ndodhë. Kjo është një fakt – pas 12 vjetëve, LDK-ja kthehet si parti e parë në Republikë”. “Ne do të vazhdojmë ta menaxhojmë procesin e numërimit të votave. Ndërtimi i institucioneve është proces i ri. Na lëni që të gëzohemi sonte, por natyrisht se me ata që kemi thënë jo mbetet jo”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 34 minuta më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 1 orë më parë
Kosova Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, kjo është arsyeja 2 orë më parë