Lutfi Haziri emërohet shef i Ekipit Negociator të LDK-së për bisedimet me Vetëvendosjen NULL NULL 28.10.2019 20:05 28.10.2019 20:05 Lutfi Haziri është emëruar shef i Ekipit Negociator të LDK-së për bisedimet me Lëvizjen Vetëvendosje lidhur me koalicionin qeveritar. Burime të Klan Kosovës bëjnë me dije se emërimi i Hazirit në krye të këtij ekipi është bërë nga kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa. Sipas po këtyre burimeve, Haziri do t’i prijë negociatave nga sot e tutje, teksa grupet punuese do të drejtohen nga krerët e grupeve të ekspertëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në ndërkohë, sot është mbajtur takimi i tretë i grupeve punuese të Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së ku në fokus ishte harmonizimi i programit ekonomik. Janë paraparë që të mbahen edhe katër takime të grupeve punuese ku do të diskutohet për katër tema të tjera – drejtësi, çështjet sociale, arsim dhe shëndetësi.