Lutfi Haziri: Albin Kurti nuk u konsultua me opozitën para se të niset për Bruksel (VIDEO) NULL NULL 18.08.2022 10:35 18.08.2022 10:35 Sot në Bruksel do të mbahet takimi ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq. Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk është konsultuar me opozitën para se të niset për Bruksel. Në një lidhje direkte në Klan Kosova, Haziri ka theksuar se dialogu politik në Kosovë ka rënë për tokë. “Nuk ka dialog politik në Kosovë, s’ka dialog as me sindikata dhe nuk ka dialog të brendshëm me komunitete etnike. Pakicat po luajnë një rol të madh në Ballkan. Për problemet me Serbinë, Kurti duhet të konsultohet me partitë politike – së paku me ato që janë në parlament”. “Mos të na ftojnë në një situatë pasi të ndodh diçka në Kosovë. Duhet t’u paraprihet evitimit të problemeve”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 3 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 3 orë më parë