Lajmet e fundit

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka reaguar pas pjesëmarrjes së nënës Ferdonije Qerkezi në protestën e mbajtur në Gjakovë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.
Lushtaku ka kujtuar historinë e dhimbshme të nënës Ferdonije, e cila, sipas tij, që nga marsi i vitit 1999 jeton me dhimbjen e humbjes së bashkëshortit dhe djemve të saj, të rrëmbyer nga forcat serbe.
“Që nga marsi i vitit 1999, nëna Ferdonije Qerkezi jeton me dhimbjen e humbjes së bashkëshortit dhe djemve të saj, të rrëmbyer nga forcat kriminale serbe”, ka shkruar Lushtaku në Facebook, transmeton Klankosova.tv.
Ai ka thënë se nëna Ferdonije ishte e pranishme në protestë me dhimbjen dhe kujtesën e saj, duke përcjellë, sipas tij, një mesazh të qartë.
“Sot, nëna Ferdonije ishte në protestë me dhimbjen e saj, me kujtesën e saj dhe me një mesazh të qartë: JO NË EMRIN TIM!”, ka shkruar Lushtaku.