Lushtaku për emërimin e Bashkim Jasharit në krye të FSK-së: E ka marrë një emërim që i takon NULL NULL 01.12.2021 00:21 01.12.2021 00:21 Deputeti i PDK-së, Sami Lushtaku, për emërimin e Bashkim Jasharit në krye të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka thënë se ka marrë një pozitë që i takon. “I uroj gjithë ata që kanë marrë mandatet e tyre iu dëshirojmë sukses. Bashkim Jashari e ka marrë një emërim që i takon, pasi ka marrë pjesë në luftën e Kosovës, me Adem Jasharit, më vjen mirë që është në krye të FSK-së”, është shprehur Lushtaku në Edicionin Special. Ai tregoi se me familjen e kreut të tanishëm të FSK-së njihen familjarisht dhe kanë kontakte me ta. “Ne sigurisht kemi kontakte të përgjithshme. Ne jemi në politikë dhe jemi orientuar kah politika e zotëri Bashkim në pjesën e uniformume që i shërben atdheut, kemi kontakte por angazhimet janë të ndryshme.. Po sigurisht, gjithherë kur takohemi flasim edhe me bashkimin , edhe me Bekimin edhe me Lulëzimin edhe me gjitha ata që janë të familjes Jashari”, ka thënë Lushtaku. Lushtaku theksoi se e kanë pritur një emërim të tillë, por që jo kaq shpejt. Ai tregoi që e ka uruar Bashkim Jasharin përmes rrejteve sociale, por që shtoi që do ta vizitojnë edhe në kazermë. “Fillimisht e kemi uruar përmes rrjeteve sociale por besoj që do ta vizitojmë edhe në kazermë dhe në shtabin e tij”, ka vazhduar ai. Lushtaku foli edhe për dorëzimin e detyrës nga Bekim Jashari për bashkëpartakun e tyre, Fadil Nurë, duke thënë se ka respekt për Jasharin por që platforma e PDK-së është besuar më shumë nga qytetarët e Skenderajt. “Zgjedhjet ishin fer ishin demokratike dhe ma i miri fitoi në aspektin politik dhe kjo nuk do të thotë se Bekim Jashari nuk është ma i miri po në aspektin politik platforma e PDK-së ishte ma e besueshme për qytetarët e Skenderajt dhe kësisoj i fituam zgjedhjet në Skenderaj. E falënderoj për pritjen që i bëri Fadil Nurës. Pasi kemi parë raste të ndryshme ku nuk i kanë pritë për inate politike:, ka shtuar ai.
Big Brother VIP Andi-Gresës: A e din kur njeriu është për ty? Kur gjendet për ty edhe në momentet më të vështira (VIDEO) 01/02/2023
Lajme Francë, 63 për qind e qytetarëve mendojnë se Macron “nuk është një president i mirë” 01/02/2023