Lushtaku (PDK): Qeveri hipokrite, po hap dyert për produktet serbe NULL NULL 30.07.2021 13:06 30.07.2021 13:06 Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, e ka quajtur Qeverinë Kurti hipokrite duke iu referuar shfuqizimit të vendimit të vitit 2016 për taksën e vendosur për bllokat ndërtimorë të importuar nga Serbia. Sipas tij, pas këtij vendimi vendi do të vërshohet nga produkte serbe duke shtuar se me vendimet e saj qeveria po mbyll dyert për Shqipërinë e po hap ato me Serbinë. Madje ai ka paralajmëruar se do të kërkojnë edhe interpelanca dhe debate për këtë çështje, siç tha, për t’ia treguar fytyrën e vërtetë të kësaj qeverie. “Ne kemi marrë me shume shqetësim këtë ngjarje, kjo është Qeveri hipokrite, tash le më që po qesin pengesë, por po largojnë edhe ligje dhe do të vërshohemi nga produkte serbe në Kosovë”. “Po hapin dyert për Serbinë dhe po mbyllin dyert për Shqipërinë. Ata janë vetëm kundër produkteve vendore. Do ta shqyrtojmë këtë vendim, do të kërkojmë edhe interpelanca edhe debate ku do të tregojmë fytyrën e vërtetë të kësaj Qeveria që e ka pas për qëllim veç marrjen e pushtetit”, tha Lushtaku. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 33 minuta më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 1 orë më parë
Kosova Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, kjo është arsyeja 2 orë më parë