Lushtaku në Drenas: Kosova është stabile vetëm me PDK-në në qeverisje NULL NULL 21.01.2021 20:42 21.01.2021 20:42 Kandidati për deputet në Partinë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka vizituar sonte strukturat dhe simpatizantë të këtij subjekti në komunën e Drenasit. Sipas tij, qytetarët e Drenasit, janë bindur që me PDK-në, mund të rimëkëmbet shteti në politikë, ekonomi e shëndetësi, njofton Klan Kosova. ”Sot, pashë një mobilizim të jashtëzakonshëm të mbështetësve të devotshëm të Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas. Të gjithë janë më të gatshëm se kurrë të angazhohen për fitoren e PDK-së me 14 shkurt. Madje, janë të bindur se vetëm me qeverisjen e Partisë Demokratike të Kosovës mund të rimëkëmbet shteti në aspektin politik, ekonomik dhe shëndetësor. Kosova është stabile vetëm me Partinë Demokratike të Kosovës në qeverisje!”, shkruan ai në facebook. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 13 orë më parë