Lushtaku: Luftë s’do të ketë – Kurti vetëm do që ta zhvendosë vëmendjen nga keqqeverisja (VIDEO) NULL NULL 10.08.2022 18:46 10.08.2022 18:46 Nënkryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka thënë se nuk beson se do të ketë luftë në Kosovë. Në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ai kë shtuar se Kryeministri Albin Kurti më këto deklarata vetëm po dëshiron ta zhvendosë mendjen nga keqqeverisja e tij që po bën në Kosovë. “Mendoj se shteti i Kosovës dhe Qeveria duhet të përgatiten gjithmonë për ndonjë luftë të mundshme. Falë Zotit që ne e kemi edhe KFOR-in këtu”. “Unë po besoj që luftë nuk do të ketë, mirëpo Kurti do ta zhvendosë vëmendjen nga keqqeverisja në Kosovë”. “Kurti do që vëmendjen ta përqendrojë diku tjetër dhe jo në zhvillimin ekonomik dhe në shumë punë të tjera që e presin Kosovën”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 1 orë më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 2 orë më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 3 orë më parë